Një foto sa një mijë fjalë! foto e viteve të 80-ta, kur hendbolli ishte në rangun më të lartë ish federativ.
Ahmet Hysenaj – Petrova, ish kryetar shumëvjeçar i klubit Kastrioti nga Ferizaj (ish Borci), ka bërë një përshkrim emocionues.
“Personalitete, që dhanë shumë për arsimim dhe posaçërisht për hendbollin e Ferizajt e të Kosovës, duke e ngritur ekipin e atëhershëm të ish-KH Borcit në elitën e ligës së parë të ish-Jugosllavisë, ligë e cila vlerësohej si liga më e fortë në Evropë, normalisht me ndihmën e ish-lojtarëve dhe udhëheqjes. Këtë radhë po e postojmë këtë foto:
Në rendin lart, nga e majta: Profesor Xhemail Kasumi, Prof.dr. Zef Gjoni (i ndjerë), Prof. dr. Mehdi Jashari (i ndjerë).
Në rendin poshtë: Gjergj Gjini (ndjerë) dhe Beqir Buqinca!”, ka shkruar Ahmet Hysenaj – Petrova.