Në përballjen mes Ferizajt dhe Shqiponjës nga Gjakova, u mbajt një minutë heshtje për tragjedinë që ka ndodhur mbrëmë në Gllogjan të Deçanit.
“Shqiponja dhe Ferizaj, mbajtën një minutë heshtje në shenje respekti dhe nderimi për 3 viktimat në fshatin Gllogjan”, thotë për gazetën “Bota sot” Skënder Alijaj, kryetar i KHF Shqiponja.
Ferizaj ka shënuar fitore me rezultat 38:33 ndaj Shqiponjës, në ndeshjen e javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat), e cila u zhvillua në palestrën “Bill Klinton” në Ferizaj.
Ferizaj përmbylli stinorin vjeshtor në vend të 4-të me 16 pikë dhe Shqiponja e 6-ta me 12 sosh.