Ekipi i hendbollit Istogu shënon fitoren e dytë në edicionin vjeshtor.
“Istogu e ka përfunduar stinorin në mënyrën më të mirë me fitore bindëse. Hendbollistët e Istogut mposhten KEK-un me rezultat 29:14.
Ishte kjo ndeshja e fundit e sezonit vjeshtor që u zhvillua në Palestrën e Sporteve të qytetit në Istog”, njofton KH Istogu.
KEK-u pësoi humbjen e gjashtë rresht dhe renditet në fund me -1 pikë e Istogu ka 2 fitore e 6 humbje, duke e zënë vendin e 7-të me 4 pikë në Ligën e parë të Kosovës.