Kampioni i Kosovës, Besa Famgas, sot kërkon kualifikimin në mesin e 16 ekipeve më të mira të Kupës së Evropës në hendboll.
Kryetrajneri Arben Muqolli ka gati ekipin dhe beson e shpreson se do ta ruajnë epërsinë e ndeshjes së parë (30:28) kundër ekipit rumun Potaissa Turda.
“Dita e së vërtetës!
Sot në Rumani zhvillojmë ndeshjen e kthimit në EHF Cup kundër Potaissa Turda.
Të motivuar me flamurin shtetëror në vendin i cili nuk e ka njohur pavarësinë e shtetit tonë, do të tentojmë ta mbrojmë rezultatin nga ndeshja e parë (30:28).
Ndeshja në Turda fillon në ora 17:00”, shkruan në faqen e KH Besa Famgas.