Besa Famgas nga Peja, për një fije të flokut eliminohet nga garat evropiane.
Potaissa Turda ka shënuar fitore me rezultat 29:26 (13:12) ndaj Besës, në ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë të Kupës së Evropës në hendboll (meshkujt).
Ndeshja e parë në Pejë, pati përfunduar me rezultat 30:28 në favor të Besës.
Skuadra rumune kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 57:56.
Ndeshje e luftuar deri në qindtat e fundit sekondës, një Besë gjithnjë agresive ndaj vendasve.
Besa e filloi shumë bukur e me epërsi, me rezultat 0:1, 0:3, 1:5, 4:8 në minutën e 17-të.
Në 13 minutat e fundit të pjesës së parë, nuk u shkoi ashtu si duhet dhe vendasit afrohen në rezultat 7:8, 8:8 në minutën e 21-të.
Më pas Potaissa Turda kalojnë në epërsi duke e përmbyllur pjesën e parë me 13:12 në favor të tyre.
Pjesa e dytë interesante, 14:12, 14:14 në minutën e 33-të.
Në minutën e 18-të, 23:18 në favor te skuadrës rumune, pastaj ngushtohet në 24:21 (46’) e 26:23 (53’).
Nëntë minutat e fundit, dramë në palestrën sportive në Turda, Besa luftonte me të gjitha forcat.
Në minutën e 57-të, vendasit shtojnë epërsinë në 4 gola (29:25).
Potaissa Turda triumfon me rezultat 29:26.
Duhet theksuar se Besa ishte në veprimin e fundit, por nuk shënuan.
Me 11 gola Nikolla Prçe është lojtari më i dalluari tek Besa e Alin Szoke me 7 dhe Cristian Ghita me 6 gola, janë më efikasit tek skuadra rumune.
Kryetrajnerit Arben Muqolli, kësaj radhe fati sportiv ia ktheu shpinën, merituan kualifikimin.