Hendbollistja Suzana Ujkiq, anëtare e Kombëtares së Kosovës, që nga muaj shtator është pjesë e klubit të ligës së tretë franceze, Yutz.
Me klubin Yutz po kalon mirë dhe aktualisht renditen në vend të tretë me 29 pikë, ka 4 me pak se Palente Besançon dhe është baras me pikë me Jda Dijon.
Suzana flet për atmosferën dhe për ecurinë në ekipin e saj.
Suzana Ujkiq
“Bota sot”: Nga muaj shtator i këtij viti në Yutz, cila është atmosfera?
Suzana Ujkiq: Jam adaptuar shumë shpejtë me klub, që në javët e para. Është atmosferë e mirë në përgjithësi. Klub me të gjitha të mirat.
“Bota sot”: Klubi po lufton për kreun e tabelës, një ligë mjaft e fortë?
Suzana Ujkiq: Natyrisht se luftojmë për kreun e tabelës. Liga është e fortë, me rivalitet mes skuadrave. Jam e kënaqur me atmosferën, shpresoj unë të arrijë formën më të mirë.
“Bota sot”: Dy motra në ligën franceze, Dijana luan për Bourg de Péage, e cila garon në elitën franceze e ju për Yutz në ligën e tretë (liga kombëtare)?
Suzana Ujkiq: Ky është sporti. Jam e lumtur që edhe Dijana edhe unë luajmë në Francë, në klube dhe rangje të ndryshme. E imja është të punojë sa më shumë, për të arritur atë që dua, të jem në top formë.
“Bota sot”: Motra juaj tani me Malin e Zi luajnë në Kampionatin Botëror?
Suzana Ujkiq: Po e përcjelli vazhdimisht. I uroj sukses me Malin e Zi.
Suzana Ujkiq
“Bota sot”: Mali i Zi sonte në orën 20.30 ndeshet me Francën?
Suzana Ujkiq: Shpresoj Mali Zi të bëjë më të mirën në fushë. Franca është një kombëtare e fortë. Topi është i rrumbullakët e nuk i dihet.
“Bota sot”: Më shumë se katër vite kaluat në Kosovë përkatësisht në KHF Istogu.
Suzana Ujkiq: Kalova pjesën më të mirë në ekipin e Istogut, jam e lumtur që janë kampione vjeshtore dhe i uroj nga zemra.
“Bota sot”: A do të rikthehesh në Kosovë?
Suzana Ujkiq: Nuk i dihet!
“Bota sot”: Pse jeni aq e rezervuar?
Suzana Ujkiq”: Nuk dua të jap fjalë të mëdha, gjithçka shihet me kohë e në të ardhmen. Tani jam e përqendruar në klubin Yutz. E imja është të jap më të mirën. Ky vit po shkon, po vjen i riu, aty e kam mendjen.