Një fotografi para 25 viteve, kur sporti i Republikës së Kosovës, ishte i sulmuar nga të gjitha anët prej okupatorit serb.
Është klubi i hendbollit Prishtina, me kryetrajner Osman Demolli.
“Një kujtim nga terreni i Gërmisë në vitin 1996, kur KH Prishtina i zhvillonte ndeshjet si vendas.
Nga e majta në këmbë: Osman Demolli (trajner), Fatos Bajçinovci, Lulzim Nagavci, Gentian Rizaj, Burim Dubovci, Bashkim Idrizi (tani i ndjerë).
Ulur nga e majta: Isuf Mahmuti, Shkumbin Mustafa, Krenar Çela dhe Safet Gashi.
Ne prapavijë shihet gjyqtari nga Prizreni Nexhat Sharani (tani ndjerë)”, ka shkruar sekretari i përgjithshëm i FHK-së Izet Gjinovci, në profilin e tij në facebook.