Hendbollistja e talentuar, Argoneta Goqi, është shënuesja bindshëm më e mirë në Superligën e Kosovës.
Ajo është pjesë e Shqiponjës nga Gjakova, luan në pozitën e alos së majtë, gjithnjë e frikshme për rivalet.
Argoneta prin në listën e shënuesve me 141 gola, me 49 gola më shumë se Arjeta Imeraj e “Jusuf Gërvallës”, e cila mban pozitën e dytë në stinorin vjeshtor.
“Ndihem e privilegjuar që jam njëra ndër golashënueeset më të mira. Është një ndjenjë e veçantë”, tha Argoneta për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Hendbollistja është e kënaqur me rezultat e Shqiponjës, e cila e përfundon stinorin vjeshtor në vend të gjashtë me 12 pikë.
Synimi i Argonetës është që të jetë lojtarja më e mirë në pozitën e saj.
“Përveç titullit të golashënueesem, pretendoj që të marr pozitën e alos së majtë më të mirë”, përfundon Argoneta.