Prishtina sonte kërkon fitore në përballje me Drenicën nga Drenasi. Bardhekaltrit janë favorit ndaj Drenicës dhe kërkojnë dy pikë më të nevojshme se kurrë.
Drenica do të orvatet që të befasojë ekipin nga kryeqyteti, që kryetrajner Verim Zherkën.
“Sot zhvillojmë ndeshjen e fundit për vitin 2021.
Pas shumë angazhimeve, ndeshjeve, ngritjeve e uljeve, sot djemtë tanë zhvillojnë ndeshjen e fundit për vitin 2021. Ju ftojmë që ta shikoni ndeshjen në Pallatin e Rinisë, me fillim nga ora 20:00.
Në ora 18:00, kadetët e Prishtinës zhvillojnë ndeshjen e tyre”, njofton KH Prishtina.
Prishtina mban vendin e tretë me 22 pikë e Drenica është e dhjeta pikë.