Trepça me ecuri të mirë në stinorin vjeshtor 

Hendboll

Trepça me ecuri të mirë në stinorin vjeshtor 

Nga: K.G. Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 15:17
Trepça me ecuri të mirë në stinorin vjeshtor 

Trepça nga Mitrovica me trajnerin Taib Kabashi ka pasur një ecuri fantastike në stinorin vjeshtor të elitës së hendbollit të Kosovës. 

Mitrovicasit nga 14 ndeshje, shënuan 12 fitore e pësuan 2 humbje, duke përfunduar në vend të dytë me 24 pikë, katër me pak se lideri Besa Famgas. 

Trepça iu gëzohet fitore në Podujevë me rezultat 29:28 ndaj Llapit.   

“Me fitore e përmbyllim stinorin vjeshtor, ku në Podujevë në një ndeshje tepër dramatike dhe rivalizuese kundër KH Llapit, në sekondat e fundit me golin e Alban Shabanit i sigurojmë 2 pikët e fundit të vitit 2021, kështu për të dimëruar në vendin e dytë në renditjen tabelare.

Falënderojmë përkrahësit tanë, shtabin teknikë të trenerëve, lojtarët dhe kolegët tjerë që u angazhuan për një organizim fantastik”, shkruan në faqen e KH Trepça.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat