Norvegjia e ka fituar Botërorin e hendbollisteve që u mbajt në Spanjë. Të dielën në finale, Norvegjia fitoi ndaj Francës me rezultat 29:22. Pas pjesës së parë Franca ishte në epërsi me rezultat 16:12, por në pjesën e dytë norvegjezet ishin të jashtëzakonshme dhe siguruar titullin e kampionit.
Norvegjia tani ka katër tituj të kampionit të botës dhe bëhet Kombëtarja më e suksesshme në histori.
Medaljen e bronztë e fitoi Danimarka.
Ky ishte Botërori i 25-të i hendbollisteve.
Norvegjia e ka hendbollin e vajzave shumë të zhvilluar. Në këtë vend zhvillohen edhe hendbolliste që janë pjesë e Kombëtares së Kosovës.