Hendbollisti Yll Muqolli ka kohë që mungon në fushën e lojës për shkak të operimit të këmbës së majtë.
Muqolli, anëtar i kampionit dhe fituesit të Kupës së Kosovës, tregon kohën kur mund të khehet në fushë.
Lojtari prej me të talentuarve në vendin tonë, anëtar i Kombëtares së Kosovës, luan në alon e majtë, padyshim se iu mungojë shumë skuadrës pejane në ndeshjet e stinorit vjeshtor.
“Rikuperimi po shkon ashtu si e kemi planifikuar. Kam filluar fazën e fizioterapive dhe gjithçka po shkon sipas parashikimeve.
Pritet që gjatë 4 muajve të ardhshme të kthehem serish në fushë dhe të jap kontributin tim si në klub po ashtu ashtu edhe në kombëtare”, tha Muqolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.