Hendbollistja boshnjake me prejardhje nga Mali i Zi, Esma Muratoviç, është truri i ekipit të kampiones vjeshtore, Istogu.
Ajo përveç si lojtare e dëshmuar punon edhe me akademinë e hendbollit femëror.
Esma është e kënaqur me kushtet dhe rezultatet, ku Istogu për 11 ndeshje ka po aq fitore dhe përfundon në pozitën e parë gjatë vjeshtës, me gjithsej 22 pikë.
Esma paralajmëron edhe përforcime për ekipin e Istogut.
“Gjithçka është e mrekullueshme në klub.
Kemi pasur një gjysmësezon të mirë dhe duam të vazhdojmë kështu…
Ne patjetër do të kemi disa përforcime të tjera në klub për gjysmën e dytë të sezonit”, tha Esma për gazetën kombëtare “Bota sot”.