Burrat e Kosovës që dikur bënin telashe shumë republika ish jugosllave, sot kësisoj jetojnë  

Hendboll

Burrat e Kosovës që dikur bënin telashe shumë republika ish jugosllave, sot kësisoj jetojnë  

Nga: Kemajl Goca Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 19:54
Hasan Bajrami, në të majtë, Beqir Buçinca në mes e Ahmet Petrova në të djathtë

Fundvitet e 70-ta dhe vitet e 80-ta, vite që nuk shlyhen nga kujtesa e secilit dashamirë të sportit që i ka përjetuar ato kohëra! 

Palestra e sportit siç quhej atëkohë “Rinia” e sot “Bill Clinton” në Ferizaj, pa e harruar edhe atë “25 maj” e tash “1 Tetori” në Prishtinë, shumë herë nuk kishin vend për të gjithë të interesuarit, që me mijëra tifozë mbeteshin jashtë saj.

Burrat e Kosovës që dikur bënin telashe shumë republika ish jugosllave, sot kësisoj jetojnë!

Hasan Bajrami, ish hendbollist, kudo që luante çonte në këmbë komunitetin e hendbollit.  

Hasan Bajrami së bashku me Aziz Makiqin, vlerësohen hendbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, duke iu referuar njohësve të kësaj loje.

Hasan Bajrami, dikur luante me sukses të madh për ish Borcin sot Kastrioti nga Ferizaj, në ligën e parë ish jugosllave, që vlerësohej ndër ligat më të forta në botë.  

Ai përveç në Borc ka luajtur edhe në Pelister të Manastirit, Prishtinë e në shtetet e jashtme.

Ku gjendet Bajrami? Sot jeton e vepron në Belgjikë.

Trajneri më i mirë që kishte Kosova, padyshim është Beqir Buçinca.

Ai me sukses ka drejtuar ekipin ferizajas në vitet e 80-ta në elitën e hendbollit ish Yu. Personalitet i rrallë dhe shumë i respektuar kudo, sot shijon pensionin në qytetin e Ferizajt.

Ahmet Hysenaj  - Petrova, në vitin 1988 ka qenë kryetar i KH Borcit, ndërsa shumë vite edhe KH Kastriotit meshkuj e femra, sot jeton e vepron në Ferizaj, herë në fshatin e tij të lindjes, në Petrovë të Shtimes. 

Bajrami e Buçinca, dikur me ekipin ferizajas, kanë mposhtur edhe kampionin e Evropës siç ishte Metaloplastika e Shabacit, pastaj Medveshçaku nga Zagrebi, Borci nga Banjalluka, Cërvena Zvezda e Beogradit, Proleter Naftagas nga Zrenjani etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat