Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bujar Qerimi, ka formulën për rezultate të mira për sfidat ndaj Turqisë dhe Kosovës.
Kosova ka vetëm një barazim e një humbje në kuadër të parakualifikueseve për Kampionatin Botëror.
"Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, aty ku i luajmë ndeshjet me Greqinë e Turqinë, Kombëtarja jonë po i vazhdon përgatitjet.
Hendbollistët po ushtrojnë dy herë në ditë nën urdhrat e selektorit Bujar Qerimi.
Atmosfera në Kombëtare është e shkëlqyeshme, ndërsa te djemtë tanë ka optimizëm për sukses në ndeshjet e janarit.
Pos me Greqinë e Turqinë në shtëpi, takohemi në udhëtim me Greqinë e Belgjikën. Ndeshjet i takojnë eliminatoreve për Botëror”, njofton FHK.