Askush më mirë se Arben Muqolli nuk e njeh Besa Famgas nga Peja, kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës. Si hendbollist fitoi shumë trofe e tani edhe si trajner.
Me Muqollin Besa Famgas thyen edhe traditën e keqe me ekipin serb, Borcin nga Banjalluka, që garon në Kampionatin e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Ata që nuk ia kishin besën, u bindën se Muqolli ka filozofinë e lojës së tij me të mirë se ata që vinin nga shtetet e jashtme për të drejtuar Besën.
Besa Famgas arriti që të eliminoi Borcin dhe u kualifikuan në rrethin e tretë të Kupës së Evropës, por që u ndalën nga rumunët.
Besa kishte humbur me 28:25 në Banjallukë por në Pejë ngadhënjeu me 29:22.
Trajneri Muqolli me taktikën e lojës trullosi serbët në rrethin e tretë, por u ndalën nga ekipi rumun Potaissa Turda.
Pejanët si vendas fituan me 30:28 por në ndeshjen e kthimit mposhten me 29:26. Muqolli është trajner i vitit në hendbollin e Kosovës.