Tri foto sa një mijë fjalë të vajzës shqiptare nga Mali i Zi, e cila ka më shumë se 4 muaj që jeton në Francë.
Hendbollistja Suzana Ujkiq pas katër viteve u largua nga KHF Istogu dhe vazhdon karrierën në ekipin francez Yutz, e cila garon në kategorinë e tretë.
Fotot e para të saj në Vitin e Ri tregojnë se është e lumtur që u largua nga Kosova dhe po luan në ekipin francez.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/January/02/auto_21641150525.jpg)
Tri foto, njëra me sy mbyllur e dy tjera ashtu si e ka stilin Suzin nga Tuzi, tregojnë se është në formë të mirë.
Ndryshe Suzi është pjesë e Kombëtares së Kosovës.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/January/02/auto_91641150527.jpg)
Krejt në fund, ajo e ka për zemër Kosovën por në Francë po jeton mirë, pasi që ka kushte fantastike. Këto foto i ka si befasi për fansat e saj.