Kombëtarja e Kosovës po i zhvillon përgatitjet e fundit për ndeshjen pothuajse jetike me Greqinë, e cila do të zhvillohet nesër në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.
Grekët paralajmërojnë ballafaqimin me Kosovën në Prishtinë, e cila luhet në orën 19.15.
Greqia kryeson grupin 1 me 4 pikë apo me dy fitore në garën kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Dardanët nuk kanë ecuri të mirë në dy ndeshjet e para, një barazim e një humbje, nesër synojnë fitore.
Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bujar Qerimi, ka gati ekipin për takimin e nesërme.