Një personalitet që la gjurmë si selektor i Kombëtares së Kosovës, është Taip Ramadani.
Vitin e kaluar u largua nga pozita e selektorit dhe u rikthye në Australi.
Puna e tij në kombëtare të Kosovës ka qenë shembullore dhe e ka ngritur në nivelin më të mirë, ku sot është një Kombëtare që iu shkakton telashe edhe kombëtareve më të fuqishme.
Taip Ramadani
Në një intervistë në vitin 2000 për autorin e këtij shkrimit kishte treguar edhe prejardhjen e tij.
Familja e Taipit, në vitin 1969 u largua nga fshati Zarbicë e komunës së Dardanës dhe për shkaqe ekonomike emigroi në Sydney të Australisë, ndërsa në vitet e 1978 - 1986, jetoi edhe në fshatin Opajë të Kumanovës, për t'u kthyer sërish në Kontinentin e largët.
Taip Ramadani ka qenë reprezentues i Australisë në vitin 2000 dhe ka shënuar pesë gola ë Lojërat Olimpike – “Sydney 2000”. Madje në vitin 2000 kur ka dhënë intervistën ka qenë hendbollist i Sydneyt.
“Hendbolli kosovar ka ruajtur vlerat e tij, ndonëse sporti kosovar ishte nën okupim, madje dhjet vjet. Më gëzon shumë që e shoh Verim Zherkën, hendbollistin e Prishtinës, përvoja e të cilit do të thotë shumë për të rinjtë tjerë”, ka thënë Ramadani në vitin 2000.
Duhet theksuar se Ramadani ka drejtuar Kosovën nga viti 2016 e deri në fillim të vitit 2021, duke ndërtuar një Kombëtare për lakmi.