Aziz Makiqi dhe Bujar Qerimi ka kohë që nuk kanë komunikuar në telefon dhe as përmes mesazheve!
Këtë e thotë edhe Aziz Makiqi!
A janë ftohur raportet mes Makiqit dhe Qerimit?
“Prej se është emëruar selektor Bujar Qerimi kurrë nuk më ka kontaktuar”, ka thënë Makiqi.
Bujar Qerimi
Makiqi as nuk e pohon as nuk e mohon se janë ftohur raportet mes tyre, por komunikimi mes tare është fikur që moti.
Dy ish hendbollistë të gjeneratës së artë, ish Borcit të Ferizajt, tani e një kohë pa kontakte mes vete, qoftë edhe një mesazh urimi për festa.
Makiqi jeton në Umag të Kroacisë e Qerimi në Belgjikë. Merret vesh se kontakti i fundit mes tyre ka qenë dy ditë pa u bë selektori Qerimi.