Kosova nuk ka zgjidhje tjetër përveç fitores në përballje me Greqinë.
As barazimi nuk e ka shijen e shpresës përveç fitores që i mban në rrugë për kualifikim të mundshëm në rrethin tjetër kualifikues në Kampionatin Botëror.
Hendbollisti Valon Dedaj tha se kanë arritur mirë në Greqi dhe atmosfera është e mirë para ndeshjes së nesërme në orën 14.00
Kapiteni Valon Dedaj premton angazhim maksimal për fanellën e shtetit.
“Kemi mbërri në Greqi, sot patëm një stërvitje të lehtë. Atmosfera është e mirë.
Nesër do të luftojmë për Kosovën dhe ta kthejmë humbjen që patën në fitore”, thotë Dedaj për faqen e FHK-së.
Kosova mposhtet në Prishtinë me rezultat 20:21 nga Greqia. Dardanët aktualisht janë në vend të tretë me 1 pikë në Grupin 1 e Greqia kryeson me 6 sosh.