Kombëtarja e Turqisë nesër (19.15) do të përballet me Kosovën, në kuadër të xhiros së pestë të parakualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll.
Turqit para nisjes për në Kosovë, patën një problem në aeroport të Stambollit për faktin se udhëtimi u shty për një orë për shkak të motit.
Siç njofton fotoreporteri i njohur shqiptar nga Kosova, Eroll Popova, tha se me gjithë problemin, turqit nuk vonohen, duke treguar seriozitetin e tyre si federatë.
Foto Eroll Popova
Në Grupin 1, Greqia kryeson me 8 pikë, pasojnë Turqia 4, Belgjika 3 e Kosova 1.
Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë luhet nesër në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit Prishtinë.