Hendbollisti i Besa Famgas nga Peja, Kastriot Jupa, ka arritur numrin e 50 ndeshjeve në fanellën e Kombëtares së Kosovës.
Jupa është i lumtur për këtë dhe synon të ketë edhe më shumë ndeshje.
“Pivoti ynë, Kastriot Jupa, ka arritur shifër jubilare të ndeshjeve me Kombëtaren.
Plot 50 është shifra e ndeshjeve të tij. Është i pari që arrin këtë numër takimesh.
Gjithnjë në dispozicion të Kombëtares së Kosovës, luftarak e i pandalshëm. I qetë e sportist i vërtetë.
Nuk kemi si mos ta veçojmë ndeshjen e tij të mahnitshme me Rumaninë...
Mirënjohje e respekt Jupa jonë”, shkruan në faqen e FHK-së.
Sonte në orën 19.15, Kosova përballet me Turqinë, në kuadër të ndeshjes parakualifikuese për Kampionatin Borëror.