Kosova ende ka shpresa për një kualifikim të mundshëm në fazën tjetër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll.
Fitorja kundër Turqisë me rezultat 26:24, është treguesi më i mirë se tri humbjet e kaluara pak më shumë ishin nga fati sportiv e pak edhe nga problemet e brendshme në Kombëtare, por të cilat u tejkaluan dhe rezultoi edhe me fitore e Dardanëve.
“Fitorja e parë ndaj Turqisë, fitorja e parë në këto kualifikime.
Por fitore që na mbanë në garë.
Sa shumë emocione e gëzim.
Një falënderim nga zemra nga ana e lojtarëve për shikuesit në palestër.
Ishit të shkëlqyeshëm”, shkruan në faqen e Federatës së Hendbollit të Kosovës.