Pas katër fitoreve, Franca pësoi humbjen e parë në Kampionatin Evropian në hendboll.
Në Budapest u deklasua nga Islanda me rezultat 29:21 (17:10) dhe kështu solli kaos në luftën për gjysmëfinalen në grupin 1.
Senzacion i Evropianit.
Shkëlqeu portieri Viktor Hallgrimsson i cili vetëm në pjesën e parë kishte nëntë pritje, 15 gjithsej!
Dyshja islandeze, Magnusson e Kristjansson, treguan lojë të madhe duke shënuar 10 gola përkatësisht 9.
Te Franca, tre lojtarë shënuan nga 5 gola, Descat, Minne e Tournat.
Danimarka kryeson me 4 pikë, pasojnë Franca 4, Islanda 4, Holanda 2, Mali i Zi 2 dhe Kroacia 0 pikë.