Franca ka bërë rikthim të madh ndaj Danimarkës dhe ka zënë vend në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.
Danimarka ishte duke udhëhequr deri në minutat e fundit. Por Dika Mem shënoi për 30:29 në minutën e 59-të dhe me këtë rezultat përfundoi ndeshja.
Fitorja e Francës e la jashtë gjysmëfinales Islandën, që do të avanconte me fitore të Danimarkës. Danimarka më herët ka siguruar gjysmëfinalen, por e ka humbur vendin e parë në grup.
Gjysmëfinalet luhen pas dy ditësh. Gjysmëfinalja e parë është në mes të Francës e Suedisë, ndërsa e dyta në mes të Danimarkës dhe Spanjës.