Danimarka më e mirë pas vazhdimeve, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Hendboll

Danimarka më e mirë pas vazhdimeve, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Nga: K.G. Më: 30 janar 2022 Në ora: 18:05
Danimarka më e mirë pas vazhdimeve, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Kombëtarja e Danimarkës pas vazhdimeve ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian në hendboll, francezët pa medalje në Budapest të Hangarisë.

Danimarka pas vazhdimeve e mposhti me rezultat 35:32 Francën. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (29:29).

Pjesa e parë përfundoi me 14:13 në favor të Francës.

Kapiteni dhe lojtari më i mirë Mikel Hansen nuk luajti për Danimarkën.

Hendbollisti Holm realizoi 10 gola, duke i ndihmuar danezët në fitoren e madhe, ndërsa Descat me 7 gola është më efikasi të Franca.

Danimarka është sërish në podium pas 8 viteve, duke fituar medaljen e katërt të bronztë dhe të shtatën evropiane në total. Ata kanë dy medalje të arta dhe një të argjendtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat