Skuadra me renome e hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt) emëron kryetrajnerin e ri.
Aco Stankovski është në krye të klubit.
Lajmi bëhet i ditur nga kryesia e klubit.
Stankovski vjen në vend të Blerim Beqirajt i cili drejtoi ekipin në stinorin vjeshtor dhe përfunduan në vend të pestë me 14 pikë të mbledhura.
“Arrihet marrëveshja.
Trajner i ri i KH Kastriotit nga sot është zgjedhur Aco Stankovski nga Maqedonia e Veriut, ish lojtar i Vardarit dhe reprezentacionit të Maqedonisë dhe ish Jugosllavisë.
Ditët në vijim do të ketë angazhim edhe të lojtarëve të rinj nga rajoni”, njofton kryesia e KH Kastriotit.
Kastrioti synon garat e play-off-it dhe daljen në Evropë. Po ashtu paralajmëron edhe përforcime nga shtetet e rajonit.