Ahmet Hysenaj – Petrova ka ndërruar jetë duke shokuar jo vetëm komunitetin e hendbollit dhe atë sportivë.
Kryetarja e klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (femrat), Erza Hasani, tha se janë të shokuar nga lajmi për ikjen në amshim të njeriut që dha shumë për hendbollin.
“Me keqardhje dhe dhimbje u njoftuam se paska ndërruar jetë afaristi z. Ahmet Hysenaj - Petrova.
Të ndjerin e kujtojmë si një humanist dhe kontributdhënës për sportin në përgjithësi dhe hendbollin në veçanti.
Shpirti i tij pushoftë në parajsë”, shpreh ngushëllime kryetarja e klubit Kastrioti, Erza Hasani.