Klubi me renome i hendbollit Kastrioti nga Ferizaj, firmos me hendbollistin Adis Saliu.
Nënkryetari i klubit, Fikret Ibrahimi, tha se pas angazhimit të trajnerit Aco Stankovski, sot kanë nënshkruar edhe me hendbollistin Saliu, duke paralajmëruar edhe përforcime tjera.
Saliu luan në pozitën bek i majtë.
“KH Kastrioti vazhdon të nënshkruaj kontratat me lojtarët të cilët kishim negociuar.
Pas angazhimit të trajnerit Stankovski sot finalizuam kontratën me hendbollistin Adis Saliu i cili vjen nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
Adisi ishte lojtari klubit ‘Rinia’ nga Shkupi dhe KH ‘Jehona’ nga Gostivari.
Ditëve në vijim do të kemi angazhime të reja të cilat premtojnë rikthimin e KH Kastrioti në vendin e merituar”, njofton Ibrahimi.
Ferizajasit renditen në vend të pestë me 14 pikë pas 14 jave në Superligën e Kosovës, por synimet i kanë të qarta tani: Hyrja në play-off dhe dalja në garat evropiane.