Hendbollisti nga Brazili zbarkon në qendrën e hendbollit në Ferizaj. Guilherme Da Silva Fernandes përforcon radhët e klubit me renome Kastrioti.
Lajmi bëhet i ditur nga nënkryetari i klubit Fikret Ibrahimi.
Pas trajnerit Aco Stankovski dhe përforcimiz me lojtarin nga Maqedonia e Veriut, Adis Saliu, tani radhët i ngjeshin edhe me brazilianin.
“Sot KH Kastrioti zyrtarizoi kontratën me hendbollistin Guilherme Da Silva Fernandes nga Klubi Unst para nga Brazili.
Në ditët në vijim vazhdojmë me prurjet e reja në Klubin e Kastriotit”, njofton Ibrahimi për gazetën kombëtare “Bota sot”.