Klubi i hendbollit Vushtrria (meshkujt), po organizohet gjithnjë e më mirë dhe me synime rikthimin në Superligën e Kosovës.
Në kuvendin që ka mbajtur klubi, ka zgjedhur edhe kryetar Kujtim Pllanën, i cili synon ta rikthejë klubin në nivelin e merituar.
Kryetar i Kuvendit u zgjodh biznesmeni vushtrrias Kujtim Pllana.
Bordi i Klubit: Arianit Mustafa, Lulzim Pllana, Gazmend Hamiti.
Këshilli Mbikëqyrës: Esat Berisha, Edmond Sejdiu dhe Hajrullah Uka.
Personi i Autorizuar i Klubit: Ylber Pllana.