Ka tre vite që është larguar nga Istogu, por pivote më të mirë nuk ka pasur ky klub që nga ekzistimi përkatësisht viti 2004.
Është fjala për Arlinda Krasniqi, e cila u largua në janar të vitit 2019, duke shtegtuar për në Zvicër.
Edhe brenda klubit e pranojnë se Arlinda ka qenë pivote e dëshmuar dhe më e mira që kanë pasur.
Arlinda, sa ka qenë pjesë e Istogut, i ka dhënë siguri ekipit sidomos në ndeshjet derbi.
Reprezentuesja e Kosovës, tri herë është shpallur pivotja më e mirë.
Tani Istogu ka dy pivote të mira, Dajana Milaniq dhe Yllka Shatrin, por kjo e fundit është e lënduar.