Istogu - Prishtina, dy klube që pretendojnë titullin e kampionit të Kosovës në hendboll (femrat), tash e sa vite janë në “armiqësi”!?
Kjo u dëshmua sërish me reagimet e ditët së sotme, Prishtina i kundërvihet Istogut: “Pas ndeshjes të shtunës që u zhvillua në Prishtinë, KHF Istogu gjetën kohë për të shpifur në drejtimin e kapitenes sonë Aida Stagova dhe klubin tone me pretendimin se “ndërhyrja” e Aida Stagovës, ka qenë e qëllishme dhe me tendenca me lëndue kapitenen e Istogut Albina Rugovën, e kjo gjë rezulton një pa vërtetë e madhe nga klubi mysafirë”.
As Istogu nuk qëndron indiferent me këtë rast, duke e quajtur konkludimin e Prishtinës joprofesional.
Prej cilit vit nuk qëndrojnë raportet e mira mes këtyre dy klubeve?
Që nga vitit 2016, Istogu dhe Prishtina, kanë pasur inate më shumë se sportive, një “armiqësi” të çuditshme! Si nisi prishja e raporteve?
Këtyre gjërave siç thuhet edhe nga KHF Istogu, iu ka parapri trajneri i asaj kohe në radhët e Prishtinës, maqedoni Runin Kuzmanovski.
Ky inati po vazhdon ende edhe pse dukej në horizont se janë ulur inatet, por në realitet po del ndryshe!
“Ka pas vite qe hendbollistet e dy skuadrave nuk kanë guxuar as të përshëndeten mes veti. Te vetmet skuadra në hendboll që kanë raportet jo të mira”, tha një burim brenda klubit të Istogut, lidere e Superligës së Kosovës!
Ky inati tani po rritet edhe më shumë pas ndeshjes së fundit pas lëndimit të hendbollistes më të mirë të Istogut, Albina Rugova. Edhe pse pritej që raportet mes këtyre ekipeve të normalizohen, të hiqen inatet më shumë sportive, duket se sërish po elektrizohen, kur kihet parasysh se sporti afron njerëzit dhe nuk i përçan ata.
Nuk është rasti i parë në Kosovë në vitet e pasluftës, ka pasur shumë inate në të kaluarën edhe mes Kosovës së Vushtrrisë e Vicianeve nga Samadrexha apo Kastriotit e Vicianeve.
Duhet kujtuar, në edicionin 2004-2005, disa hendbolliste të njohura të Kastriotit dhe Vicianeve, u patën rrahur keq mes vete në korridorin e palestrën së sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, disa prej tyre u dënuan nga Federata e Hendbollit e Kosovës.