Ferizaj përforcon radhët me hendbollisten nga Brazili, Ligia Costa.
Klubi synon që të jetë më i kompletuar për në vazhdim të kampionatit dhe në anën tjetër të sigurojë edhe pjesëmarrjen në play-off, në luftë për titullin e kampionit.
Kryetari i klubit, Xhavit Morina, ka prezantuar hendbollisten braziliane.
“Klubi ynë u përforcua me lojtaren nga Brazili Ligia Costa!”, ka njoftuar Morina.
Ferizaj renditet në pozitën e katërt me 20 pikë pas 13 jave të zhvilluara.