Prishtina përgatitet maksimalisht për betejat vendimtare në Superligën e Kosovës.
Klubi bardhekaltër synon të përfundojë në vend të dytë dhe në garat e play-off-it të luftojë për titullin e kampionit.
Pas 17 jave Prishtina zë vendin e dytë me 29 pikë, ka 5 me pak se lideri Besa Famgas dhe 4 më shumë se Trepça në pozitën e tretë.
Hendbollisti i shquar i Prishtinës, Agon Bajçinovci, tha se objektivat i kanë të qarta.
“Jemi duke u përgatitur taktikisht dhe duke u kordinuar çdo ditë e më mirë për t’i shmangur gabimet.
Kohën e fundit kemi pasur edhe disa lëndime të disa prej lojtarëve kryesorë por shpresojmë që të kthehen sa më shpejte dhe të vazhdojmë rrugëtimin drejt titullit”, thotë Bajçinovci për gazetën kombëtare “Bota sot”.