Liga rajonale SEHA në hendboll (meshkujt), nuk do të vazhdojë, për shkak të agresionit rus në territorin e Ukrainës dhe pamundësisë së ekipit të Motor Zaporizhia për të vazhduar garën.
Kompania Gazprom është sponsori kryesor i garës rajonale.
Mirëpo, pasi u bë e qartë se nuk ka kushte për vazhdim normal të sezonit, u vendos që të ndërpritet e gjithë gara.
“Komiteti Ekzekutiv i SEHA Ligës në mbledhjen e mbajtur më 8 mars ka vendosur që të gjitha ndeshjet për sezonin 2021/22 të shtyhen për një kohë të pacaktuar”, njofton SEHA.