Hendbollistja e Istogut Pranvera Ferataj është operuar me sukses, pasi që javë me parë kishte këputur tetivën e akilit dhe nga tani fillon fazën e rikuperimit e cila do t’i zgjasë disa muaj.
"Ferataj ishte njëra nga hendbollistet më në formë gjatë këtij sezoni, duke ndihmuar istogaset të arrinë rezultate pozitive.
Mungesa e saj për një kohë është hendikep i madh për skuadren tonë, e cila synon që me angazhim maksimal të kompenzoj mungesën e hendbollisteve të lënduara deri ne rikthimin e tyre dhe kompletimin e skuadrës.
Hendbollistes tonë Pranvera Ferataj i dëshirojmë shërim të plotë dhe rikthim të shpejtë", njofton KHF Istogu.