Istogu synon të mbrojë trofeun e Kupës së Kosovës në hendboll.
Vashat e kryetrajnerit Faruk Shala pa telashe e mposhten me rezultat 43:20 Samadrexhën, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
“KHF Istogu ka kaluar sonte në gjysmëfinalen, në një atmosferë të mirë sportive në qytetin e Istogut.
KHF Istogu është fitues aktual i Kupës së Kosovës dhe synon që Kupën ta sjellë sërish në Istog.
Ndeshjen e radhës në kampionat e zhvillojmë kundër Vllaznimit në Gjakovë”, njofton KHF Istogu.