Hendbollistët e Deçanit treguan zemër të madhe dhe eliminuan Trepçën në Mitrovicë, duke e mposhtur me rezultat 28:25.
Deçani shkakton senzacion, eliminon skuadrën me renome dhe kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Zhgënjim te Trepça e trajnerit Taib Kabashi.“Kualifikohemi në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës!
Krenar me gjithë djemtë që nuk u ndalen për plot 60 minuta të kësaj ndeshje!”, shkruan në faqen e KH Deçani.
Arbios Mushkolaj me 12 gola udhëhoqi Deçanin. Kontribut dhanë të gjithë lojtarët, që u angazhuan maksimalisht deri në fund.
Është shquar edhe portieri Flakrim Beqiraj. Muhamet Dubovci ishte më efikasi te Trepça me 7 gola.