Roganoviq për Kosovën, Bosnjën e Slloveninë: I njohim...

Hendboll

Roganoviq për Kosovën, Bosnjën e Slloveninë: I njohim...

Nga: K. Goca Më: 1 prill 2022 Në ora: 14:18
Roganoviq për Kosovën, Bosnjën e Slloveninë: I njohim...

Selektori i Kombëtares së Malit të Zi në hendboll (meshkujt), Zoran Roganoviq, tha se është grup i vështirë në kuadër të kualifikueseve për Euro 2024, por sipas tij i njohin rivalët. 

Mali i Zi është në grupin e shtatë me Kosovën, Bosnjën e Hercegovinën dhe Slloveninë. 

“Ne i njohim mirë kundërshtarët tanë, kështu që nga ana jonë mendoj se do të jemi gati për të gjithë.

Nuk do të jetë e lehtë, kjo është e sigurt. Me mbështetjen e tifozëve tanë, jam i sigurt se do të bëjmë një rezultat të mirë edhe në këto kualifikime”, tha Roganoviq për mediumin malazez "CDM".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat