Hendbollisti kroat, Denis Tot është në koma pasi u rrah brutalisht në një klub nate në parkun qendror të Shkupit të mërkurën në mbrëmje.
Policia ka dhënë pak detaje rreth ngjarjes. Raportohet se në klub janë fshirë kamerat e sigurisë.
Lojtari i RK Butelit është goditur me sende të mprehta, e po ashtu është goditur me shkelma dhe grushte.
Vëllai i tij dhe prindërit e tij kanë mbërritur në Maqedoninë e Veriut pas incidentit.