Ante Gadzha është hendbollist i Vardarit të Shkupit, foli për mediumin kroat “Veçernji list”, për ngjarjen e tmerrshme që ndodhi javën e kaluar në Shkup.
Ai është i tronditur për vrasjen e hendbollistit kroat, Denis Tod, anëtar i klubit Buteli nga Maqedonia e Veriut.
“Lajmin e mësuam gjatë stërvitjes, u goditëm nga kjo tragjedi.
Kam dy vjet që jam këtu dhe nuk kam pasur ndonjë përvojë të keqe, njerëzit janë vërtet të sjellshëm dhe të përzemërt ndaj nesh, ndaj do të thoja që ky është një rast i izoluar.
Dikush duhet të përgjigjet për këtë dhe shpresoj që të mos ndodhë më”, tha Gadzha
Në të vërtetë, një tragjedi, një vrasje... Ai as nuk u mbrojt kur u sulmua, as nuk u përpoq t'u rezistonte sulmuesve. Por kjo nuk i pengoi ata nga rrahja e pamëshirshme, e cila përfundoi me vdekjen e 27-vjeçarit. Denis Tot u vra natën e 6-7 prillit para një lokali nate në Shkup.
Ai u sulmua nga tre persona, dy meshkuj dhe një vajzë, dhe u rrah pamëshirë teksa ishte shtrirë pa ndjenja në tokë..