Para pak ditëve u publikua lista e Kombëtares së Kosovës U-16, por listës i mungon edhe njëra prej shënuesve më të mira në ligë, Verona Muhaxheri, anëtare e klubit Kastriotit të Ferizajt në konkurrencën e kadeteve!
“Trajneri Granit Sahiti ka ftuar 20 lojtareve të klubeve tona.
Sahiti do të ndihmohet nga Valbona Rudaku.
Në këtë kampionat të rëndësishëm për zhvillimin e lojtareve të reja marrin pjesë edhe Kroacia, Greqia, Mali i Zi, Rumania, Sllovakia, Spanja e Turqia.
Kampionati Mesdhetar mbahet prej 17 deri më 24 prill”, njofton FHK patra pak ditëve.
Muhaxheri mungon në listën e trajnerit të ri!
Kush është Verona Muhaxheri? Ajo është 15 vjeçe, e gjatë 174 centimetra dhe luan në pozitën qendër dhe beg! Pse nuk u ftua njëra prej shënuesve më të mira në ligën e kadeteve, e cila ka shënuar gjithsej 102 gola deri me tash? Pse mbetet jashtë listës kjo lojtare?
“Ka qenë e para në listë nga klubi i kadeteve të Kastriotit, por ka mbetur jashtë listës. Nuk e dimë pse”, tha një burim i afërt me kombëtare.
A do të sqarojë Sahiti lënien jashtë të Muhaxherit dhe për çfarë arsye? A e ka merituar Muhaxheri të përfshihet në listën e gjerë të kombëtares, përveç që ka gjatësia, ajo siç thonë disa njohës të kësaj loje, është ndër më të mira në ligën e kadeteve. Treguesi më i mirë janë edhe statistikat për këtë hendbolliste në faqen e FHK-së.