Çifti i gjyqtarëve më të mirë në Kosovë, Eshref Beqiri e Ilir Krasniqi, mbrëmë e ndanë drejtësinë në nivelin më të lartë, në gjysmëfinale të EHF Cup në hendboll (meshkujt).
Ata referuan në palestrën në Drammen, ku u ndeshen ekipet norvegjeze Drammen – Nærbø.
Drammen ka shënuar fitore me 3 gola dallim (30:27) ndaj Nærbø. Ndeshja u përshkrua me rivalitet, ndërsa pjesa e parë përfundoi me 17:16 në favor të Drammen.
Beqiri e Krasniqi referuan me sukses.
Edhe një sukses i madh për shtetin e Kosovës, kësaj radhe në referim, për fakti se të referohet një ndeshje e këtij niveli, është jashtëzakonisht privilegj por edhe përgjegjësi e madhe.