Ekipi i Istogut po përgatitet që të rikthejë titullin pas dy viteve në vitrinat e saj.
Istogu është finalistja e parë e play-off-it të Superligës së Kosovës dhe e pret fituesin e sfidës Prishtina - Ferizaj.
Hendbollistja më e mirë në Kosovë, Esma Muratoviq, alfa e omega në ekipin e Istogut, tha se po përgatiten për sfidat finale. Ajo është krenare me Istogun.
“Forca jonë është loja dhe luajmë së bashku, si kolektiv.
Ne përgatitemi për çdo ndeshje.
Ne e respektojmë kundërshtarin.
Ne e luajtëm ndeshjen e parë (të gjysmëfinales së play-off-it) para publikut, në një sallë të mbushur përplot, ata do të jenë lojtari i tetë i yni”, tha Muratoviq për gazetën kombëtare “Bota sot”.