Ndeshja e tretë përcakton finalisten e dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).
Prishtina apo Ferizaj, cila do të jetë në finalen e madhe? Fituesja e kësaj sfide ndeshet në finale me Istogun.
Dy ndeshjet para të gjysmëfinales së play-off-it mes Prishtinës e Ferizajt, ishin interesante, të cilat janë baras në seri të fitoreve (1:1).
Kryetrajneri i Ferizajt, Granit Sahiti, është optimist se do të fitojnë përballjen në Prishtinë.
Sipas tij, janë më të përgatitur e më të mirë se ekipi nga kryeqyteti.
“Pres Fitore te sigurt pa dyshim.
Përparësi? Kemi lojtaret më cilësore në vend, dhe besoj që kemi edhe lojën më të më të mirë në ligë. Mendoj që me lojën tonë të shpejt që e kemi, pa dyshim do të fitojmë”, thotë Sahiti për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Ferizaj mobilizon forcat në çdo aspekt për fitore në kryeqytet.