Prishtina është ankuar ashpër për golin e fundit që ka rënë dhe që ka përcaktuar fitoren (29:30) dhe kualifikimin e Ferizajt në finale play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).
Topi nga mesi i fushës është nisur në mënyrë të parregullt dhe nga ky veprim u shkaktua faull nga Prishtina, pastaj nga 9-shi bie goli!
“Shihni marifetin e referëve si e nisin topin lojtaret e Ferizajt pas pranimit të golit te shënuar nga Prishtina”, ankohet Nebih Zariqi, kryetar i KHF Prishtina.
Brenda Federatës së Hendbollit ë Kosovës nuk japin asnjë detaj. Një burim thotë: “Janë dy opsione: Do të riluhet ndeshja dy herë nga pesë minuta ose do të regjistrohet rezultati i arritur në fushë”.
Istref Sadriu, Komisar i Garave i FHK-së, është as në tokë as në qiell, sepse është para një vendimi shumë të vështirë. “Nëse riluhet takimi, ka gjasa të çrregullohet edhe Kupa e Kosovës, sepse ndeshja me Istogun nuk mund të luhet të shtunën dhe as të dielën, por me gjasë në mes javë”, tha një burim brenda bordit të FHK-së.
Në tavolinë janë dy opsione, gabimi material ka ndodhur dhe shumë i rëndë!
Merret vesh se Komisari i Garave, disi do të ia lidhë kokën kësaj pune, ndonëse është paksa edhe i "djersitur".