Të shtunën e fundjavës (pasnesër) do të luhet finalja e parë e play-off-it të Superligës së Kosovës (femrat), mes Istogut dhe Ferizajt.
Të dyja ekipet po përgatiten me ritëm për finalen e parë të së shtunës.
“Të shtunën në palestrën e qytetit në Istog zhvillohet ndeshja finale e Superligës së Kosovës.
Istogaset presin Ferizajn në finalen e madhe nga ora 20:30.
Të shtunën, i gjithë qyteti në palestrën e sporteve në Istog, bashkë ne mundemi.
Shihemi ne palestër!”, shkruan në njoftimin e KHF Istogu.