Istogu bën hapin e parë drejt titullit të kampionit të Kosovës në hendboll (femrat).
Vashat e Istogut fituan finalen e parë të play-off-it, duke e mposhtur me rezultat 32:31 Ferizajn.
Në palestrën në Istog nuk kishte vend për të gjithë, mbi 1500 shikues të pranishëm, panë një finale me rivalitet të madh deri në sekondat e fundit.
Kryetari i KHF Ferizajt, Xhavit Morina, është shembull për kryetarët e klubeve të tjera, për faktin se edhe humbjes i duartroket dhe e pranon ashtu si i ka hije një sportistit të vërtetë por edhe qendrës së hendbollit, duke uruar Istogun.
Ky është shembulli më i mirë i një kryetarit të klubit sepse humbjen e sheh si pjesë të sportit dhe nuk gjen vend për të adresuar kritika në drejtim tjetër.
“Në emrin tim si kryetar i klubit Ferizaj, ia uroj fitoren KHF Istogu dhe i përgëzoj publikun për anim korrekt”, komenton Morina.